LAJMI I FUNDIT:

Vetura elektrike për Komunën e Çairit

Vetura elektrike për Komunën e Çairit

Komuna e Çairit është institucioni i parë në Republikën e Maqedonisë që është pajisur me vetura elektrike. Këtë sot e theksoi në konferencën për media Kryetari i Çairit Izet Mexhiti në konferencën e mbajtur për mediat. Përveç tjerash ai tha: “Sot bëjmë promovimin e katër veturave elektrike që do jenë në shërbim të sektorëve komunal për realizimin e detyrave dhe obligimeve të tyre, njofton Tv21.

Veturat në fjalë funksionojnë me rrymë elektrike dhe janë tejet ekologjike, duke kontribuar drejtpërdrejtë për një ambient dhe për një Çair më të pastër. Uroj që kjo t’i stimulojë edhe institucionet tjera si dhe qytetarët që t’i zëvendësojnë automjetet që e ndotin ambientin. Përveç efektit ekologjik, me këto vetura vjen në shprehje edhe efekti ekonomik, duke kursyer kështu për harxhimet që janë bërë për furnizimin me karburant të veturave të mëparshme, duke tranferuar atë pjesë të buxhetit të Komunës së Çairit për ekologji dhe mirëmbajtjen e pastërtisë.”

Në këtë ngjarje ishte prezent edhe Ministri i ekologjisë Bashkim Ahmeti i cili e përshëndeti këtë iniciativë dhe hap të guximshëm të Komunës së Çairit për blerjen e katër veturave elektrike, të cilat në këtë kohë të ngrohjes globale dhe ndotjes së ambientit do të kontribojnë në zvogëlimin e ndotjes duke dëshiruar që ky shembull i Komunës së Çairit të ndiqet edhe nga institucionet tjera por edhe nga vet qytetarët. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori