Ky është një moment që shumë njerëzve ua ka ngrirë gjakun në vena, për faktin se si një fëmijë i vogël i ka shpëtuar vdekjes në momentin që një veturë e shtyp dhe e fut nën rrota.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë tmerrin që ky vogëlush e kishte përjetuar derisa po luante në rrugë, dhe në një moment i afrohet një veture e cila niset dhe e fut nën rrota, transmeton Telegrafi.


2 123

Për fat të mirë vogëlushi ka shpëtuar me gërvishtje të lehta duke i shpëtuar vdekjes, ndërsa shoferi i veturës që në ato momente po bisedonte në telefon ka marrë kritika të ashpra nga të gjithë ata që e kanë parë videon.

3 93

Në video mund të shihet se si vogëlushi goditet nga vetura dhe futet nën të, dhe kur të gjithë menduan se ai kishte vdekur, pasi kalon vetura ai shihet duke lëvizur. /Telegrafi/

4 67