LAJMI I FUNDIT:

Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda

E plotësuar: Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Përçevë të Klinës.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi.

Viktima është i moshës rreth 64-vjeçe.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Përçevë të Klinës, ku një veturë dhe një kombibus janë përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit po dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Policia ka marrë njoftimin për aksidentin në orën 19:05. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, u shpreh Gashi.

Aktualisht, policia po pret informacione të reja nga vendi i ngjarjes për të konfirmuar situatën dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së personit që dyshohet të ketë mbetur brenda automjetit të djegur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Lajme
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”

Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”

Lajme
Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda

Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda

Kronika e Zezë
Kishin djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marr peng, dhunuar e rrahur - arrestohen pesë persona për krime lufte

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Pesë serbë u arrestuan nën dyshimin për krime të tmerrshme daj civilëve shqiptarë - Vuçiq këtë e quan provokim të qëllimshëm

Kalo në kategori