LAJMI I FUNDIT:

Vetura, armë, para e villa në Brezovicë – policia tregon se çfarë u konfiskua tjetër pas gjetjes së 83 kilogramë heroinë në Han të Elezit

Vetura, armë, para e villa në Brezovicë – policia tregon se çfarë u konfiskua tjetër pas gjetjes së 83 kilogramë heroinë në Han të Elezit
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me konfiskimin e 83 kilogramë heroinë në pikën kufitare në Han të Elezit.

“Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni  policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Hanë të Elezit është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit  në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë”, thuhet në raportin e policisë.

U gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Han të Elezit, arrestohen shtatë persona - Prokuroria e Ferizajt jep detaje
Lexo po ashtu U gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Han të Elezit, arrestohen shtatë persona - Prokuroria e Ferizajt jep detaje

Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.


“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë”, thuhet në raport.

Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori