LAJMI I FUNDIT:

Vetmia – e dëmshme sa 15 cigare në ditë

Vetmia – e dëmshme sa 15 cigare në ditë

Vetmia vërtet vret. Mungesa e miqve të mirë dhe izolimi social dëmtojnë shëndetin në të gjitha mënyrat e mundshme, përcjell “Prevention”.

Hulumtimi i fundit në këtë temë ka treguar se vetmia e dëmton shëndetin sa edhe trashësia apo 15 cigare në ditë.

Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar gjithashtu se të paktën tre miq të ngushtë në mënyrë të konsiderueshme e rrisin ndjenjën e lumturisë dhe të kënaqësisë me jetën.

Shoqëria e redukton nivelin e stresit, zvogëlon rrezikun e depresionit dhe individit i jep kuptim të jetës. Megjithatë, shumë njerëz nuk mbajnë kontakte me të njohurit dhe miqtë e vjetër, dhe nuk janë të aftë të gjejnë miq të rinj.


E vërejmë se me kalimin e viteve është më e vështirë të gjeni miqësi. Bëheni më kritik, më selektiv dhe personave të rinj u qaseni me shumë më tepër dyshim se më parë, gjë që në fund ju dëmton juve më së shumti.

Si të bëni miq?

Kontaktoni miqtë e vjetër – Atyre sigurisht do t’u vijë mirë ashtu si edhe juve. Nëse keni ndërprerë shoqërimin pa ndonjë arsye të veçantë, filloni të shoqëroheni përsëri.

Inkuadrohuni në ndonjë grup njerëzish – Miqësitë e mira janë më shpesh ato që në mesin e njerëzve ndajnë interesa dhe përvoja të ngjashme. Bashkojuni grupit të njerëzve, i cili ka të njëjtat interesa si ju dhe do të befasoheni këndshëm.

Inkuadrohuni në bisedë – Bëni pyetje dhe mos i harroni përgjigjet. Bisedat për gjëra të përgjithshme janë të shkëlqyeshme për fillimin e bisedës. Është e rëndësishme që të kushtoni vëmendje dhe ta përcillni atë që e thotë bashkëbiseduesi.

Shfrytëzoni çdo mundësi për t’u shoqëruar – Ndoshta më me dëshirë do të qëndronit në shtëpi të mbuluar me një batanije dhe të shikonit televizor, por kështu nuk do të bënit miq. Nëse nuk jeni tipi i personit që i pëlqen të shkojë në klube, ftoni ndonjë grup të miqve tek ju apo organizoni takime në natyrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori