Dhjetëra faqe përgjimesh ku përshkruhen kërkesat dhe lutjet për t’i ndaluar obligimet, nuk i kishin mjaftuar gjykatës për të dëshmuar se vetëvrasjet e Murat dhe Petrit Mehanës nga Mitrovica ishte motivuar nga veprimtaria e fajdeve.
Në korrik të 2011-ës Murat Mehana nga Mitrovica ishte vetëvrarë në afërsi të fshatit Bajgorë të Mitrovicës.
Në orën e tij të fundit ai kishte dërguar një mesazh te personi tek i cili detyrohej duke e lutur t’i ndërpritej kamata e fajdes.
“NN sonte mas largu kan 8 po t’i kryj qato 3 mijë, e nëse më ki jaran fol me NN dhe NN dhe nali për dy muaj kamatat se 4 mijë euro në mujt po më bjen e nuk muj,” shkruhet në kallëzimin penal.
Një orë më vonë Murat Mehana kishte qëlluar veten duke lënë prapa një mister të madh – “arsyen e vetëvrasjes”.
Pesë javë më vonë i vëllai Petrit nga dhimbja për tragjedinë e të vëllait kishte varur veten në litar në shtëpinë e tij.
Katër vjet pas ngjarjes i vëllai Afrim Mehana ka rrëfyer në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” për motivet që i dërguan vëllezirit e tij drejt vetëvrasjes.
Pas luftës familja Mehana kishte nisur të fitonte para nga biznesi i tyre i ndërtimit të shtëpive, por siç rrëfen Afrimi, vëllezërit e tij ishin futur në obligime tek fajdexhinjtë.
“Rasti jonë është pak specifik sepse direkt pare me fajde nuk kanë marrë po kanë filluar t’u i dhanë kerre edhe kur nuk ka mujt me pagu shumën komplet ia ka ofru gjysmën e shumës. Ata gjysmën nuk e kane marrë edhe kanë fillu fajdet”, rrëfen Mehana.
Familja besohet se ra viktimë e një sistemi të ngritur me vite në Kosovë ku parave të marra me fajde u shumëfishohen kamatat në rast mospagese.
“Fajdet kanë qenë prej 10 për qind deri ne 100 përqind. Për 10 ose 15 mijë euro vëllai im ka paguar shumën prej 100 deri në 200 mijë euro”, rrëfen Afrimi.
Ai e ka të pamundur të llogarisë shumat e paguara, por i kujtohet se pas vdekjes së vëllezërve fajdexhinjtë i kishin bërë me dije se familja u detyrohej atyre edhe 47 mijë euro.
Paaftësia për të dëshmuar
Vetëvrasjet e Muratit 30 vjeç dhe Petritit 28 vjeç sipas dosjes së prokurorisë kishin për motiv detyrimet e papërmbushura të fajdeve. Pretendimet e prokurorisë në këtë rast nuk janë provuar asnjëherë para gjykatës. Në mungesë provash gjykata në vitin 2014 kishte liruar nga akuza katër persona të dyshuar si përgjegjës të rastit.
Që nga ajo kohë për shkaktarët e vetëvrasjeve nuk është nisur ndonjë hetim i ri.
“Në rastin e familjes Mehana ka qenë e ngritur një aktakuzë nga ana e një prokurori vendor, këtë lëndë me vonë e ka marrë prokuroria e EULEX-it dhe kjo lëndë ka përfunduar në gjykatën e EULEX-it këtu në Mitrovicë me aktgjykim lirues ndaj katër të akuzuarve”, theksoi Shyqeri Syla duke mos dashur të flasë për fajtorët e kësaj ngjarjeje.
Drejtori i policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi, i cili ishte shfaqur në publik si organizatori i disa aksioneve policore kundër grupeve të fajdeve, pranon se në regjionin e tij po vazhdon veprimtaria ilegale.
“Burime apo informacione të pakonfirmuara tregojnë së ekzistojnë edhe viktima tjera. Nuk mund të flas me numër mirëpo ekzistojnë, janë dy apo tri kategori. Ka aso kategorish që e mbajnë shumë fshehtë nuk e diskutojnë as me familjarë as me të afërm, ka aso kategori që kur kanë ardhur para një falimentimi financiar fillojnë me u anku para të afërmve apo shokëve të tyre”, thotë Thaçi.
Sipas tij, mungon bashkëpunimin i këtyre njerëzve me policinë, sepse rastet si këto të fajdeve “mbahen të fshehta”.
“Ne si polici e kemi problem sepse qytetarët e prekur nga kjo kategori nuk vijnë te ne. Ne jemi ata që u ofrohemi këtyre viktimave për me bashkëpunu me policinë, po prapë nuk vijnë. Arsyet nuk i di, ndoshta është fenomen në vete pse nuk bashkëpunojnë”, theksoi Thaçi.
I pari i policisë pretendon se edhe në rastin Mehana policia pati probleme të bashkëpunojë me familjen për të arritur deri te mbledhja e fakteve. Siç rezulton nga dosja e lëndës, policia kishte nisur arrestimet vetëm pas vetëvrasjes së dytë. “familjarët kanë nisur të bashkëpunojnë me ne vetëm kur ka ndodhur vetëvrasja e dytë,” thotë Thaçi.
Fshehja e detyrimeve dhe tentativa për t’i mbuluar ato, rrëfehet edhe nga familjarët e viktimave Mehana. Në intervistën për “Drejtësia në Kosovë” nëna e viktimave Sofije Mehana ka rrëfyer se nuk ka ditur asgjë për situatën në të cilën ishin futur djemtë e saj. “ nuk kam ditur asgjë, kemi shku në deti pa e ditë për problemin”, ka rrëfyer Sofija.
Sipas ligjit penal të Kosovës fajdeja është veprimtari e ndaluar e cila dënohet me burgim deri në 8 vjet.Kodi penal e përkufizon këtë veprimtari në mesin e krimeve të rënda duke përshkruar si rrethana rënduese shumat e detyrimeve dhe gjendjen e rëndë financiare të personit tjetër. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij