LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se Lugina e Preshevës po keqpërdoret si karrem nga Thaçi

Vetëvendosje thotë se Lugina e Preshevës po keqpërdoret si karrem nga Thaçi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, të enjten gjatë ditës, kanë takuar në Prishtinë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një kumtese të VV-së, në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore.

“Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë”, thuhet në kumtesën e tyre.


Në këtë takim, thuhet tutje, Kurti e Bushati shprehën interesimin e ndërsjellët për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori