Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një kumtese pas vendimit të 12 deputetëve të larguar nga kjo parti, për të formuar grupin e veçantë parlamentar, Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Në reagimin e VV-së thuhet se “këto ikje vijnë pas largimit të Shpend Ahmetit, duke i hapur kështu rrugën tentativës për formimin e “FER-it 2” me emër të ri. Tentativë që duket se po çalon ende pa nisur të ec”.
“Me këtë vendim të tyre, këta 13 deputetë janë vetëpërjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk mund ta përfaqësojnë më atë as brenda dhe as jashtë institucioneve. Lëvizja ka bërë çmos që kjo të mos ndodhte, por plani i tyre ka qenë qartazi i hershëm dhe pa kthim mbrapa”, thuhet në kumtesën e VV-së.
Lexojeni të plotë kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje:
“Mbi ikjet e fundit që paskan qenë edhe të parat
Sot morëm vesh nga mediat se 13 deputetë janë larguar prej grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, subjektit tonë të cilit vota popullore i mundësoi përfaqësimin me 32 deputetë. Dymbëdhjetë prej të larguarve kanë krijuar një grup më vete në Kuvend, ndërsa njëra prej tyre, Donika Kadaj, është rikthyer në AAK-në e Ramush Haradinajt. Deri më tash asnjë prej këtyre deputetëve nuk ka shprehur, me shkrim apo me gojë, ndonjë ide apo qëndrim politik të ndryshëm nga idetë dhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndërsa vendimi i Donika Kadajt për t’u rikthyer në AAK është tregues i mungesës absolute të qëndrimit politik. AAK-ja është një parti e cila e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin në raport me Marrëveshjen për ‘Demarkacionin’ me Malin e Zi, dhe, kjo parti po shënon edhe një numër të madh dështimesh në qeverisjen e vendit, gjëra kundër të cilave deputetja Kadaj ka qenë shumë e zëshme deri para pak ditësh. Sa i përket 12 deputetëve të tjerë që kanë krijuar sot “Grupin e Deputetëve të Pavarur” (GDP), ata vazhdojnë të ndërmarrin veprime pa asnjë tekst shpjegues. Cilat janë vijat e orientimit të tyre politik, apo dallimet e tyre politike me Lëvizjen? Ata janë pa qëndrime zyrtare, njësoj si pushtetarët dhe politikanët e vjetër, që improvizojnë me veten e me Kosovën, në dëm të popullit. Ky grup pa tekst e pa qëndrime dëshmon edhe për faktin se kemi të bëjmë me individë që kanë dallime të mëdha me njëri-tjetrin, të cilët të pavarur janë vetëm nga vetvetja.
Me këtë vendim të tyre, këta 13 deputetë janë vetëpërjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk mund ta përfaqësojnë më atë as brenda dhe as jashtë institucioneve. Lëvizja ka bërë çmos që kjo të mos ndodhte, por plani i tyre ka qenë qartazi i hershëm dhe pa kthim mbrapa.
Megjithatë, më shumë sesa largim nga Lëvizja VETËVENDOSJE! këta deputetë janë larguar nga populli që i ka përkrahur. Ata po marrin me vete padrejtësisht mandate që nuk u takojnë, duke shkelur mbi punën dhe sakrificat e mijëra aktivistëve, duke mashtruar me mijëra qytetarë, dhe duke përfituar nga fondi dedikuar për fushatë e për shumë aktivitete të tjera për ta ndër vite. Do duhej sigurisht që ata të falenderoheshin për kontributin e tyre të mëhershëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por marrë parasysh manipulimin e madh që kanë orkestruar në opinion publik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë gjithë këtyre muajve, marrë parasysh të pavërtetat që kanë thënë, marrë parasysh shtrembërimin e madh që kanë shkaktuar ndaj vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë, do të dukej shumë hipokrite nga ana jonë që këtë falenderim ta bënim pikërisht sot.
Një ikje e tillë nuk është reflektuar në anëtarësinë dhe mbështetësit e Lëvizjes. Këto largime nuk kanë qenë çarje, por thjesht ikje, ikje nga përgjegjësitë, nga fjala e dhënë, dhe, siç duket, edhe nga programi politik. Këto ikje vijnë pas largimit të Shpend Ahmetit, duke i hapur kështu rrugën tentativës për formimin e “FER-it 2” me emër të ri. Tentativë që duket se po çalon ende pa nisur të eci.
Pas këtyre ikjeve, Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka të gjithë mundësinë, vullnetin dhe kapacitetet për t’u rritur e forcuar si kurrë më parë. Koha punon në favorin tonë. Plani i tyre për ta përçarë e për ta shkatërruar Lëvizjen dështoi. Turpi do të mbetet me ata që nuk e kuptuan përgjegjësinë e tyre historike dhe e vendosën veten mbi synimet politike e ideore. Suksesi do t’i shkojë popullit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nuk iku, nuk u nda e nuk do të ndahet kurrë prej tij”, thuhet në kumtesën e VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës