Lëvizja Vetëvendosje njofton se e përkrah protetën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që është paralajmëruar për nesër, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Sipas VV-së deputetë dhe aktivisitë të Lëvizjes do të marrin pjesë në protestën e nesërme.
VV vlerëson se shfrytëzimi, kërcënimet dhe rreziku i lartë në punë ia kanë nëpërkëmbur punëtorëve të Kosovës dinjitetin duke ia përdhosur të drejtat.
“Vetë ligji aktual i punës i diskriminon, por edhe ato nene të këtij ligji që synojnë mbështetjen dhe mbrojtjen minimale në punë nuk respektohen. Nga njëra anë, shumica e njerëzve në Kosovë janë të papunë, nga ana tjetër shumica e atyre që janë në punë janë nën presione nga më të ndryshmet, qoftë për të punuar pa kontrata, apo pa sigurimet bazë të shëndetit dhe jetës, qoftë nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushimit nga puna”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes.
Sipas VV-së Kosova ka nevojë të bashkojë punëtorë e të papunë për ta transformuar këtë situatë që është krijuar si pasojë e një modeli ekonomik që ka njësuar pushtetin politik me interesat e biznesit oligarkik në sulmin e drejtpërdrejt ndaj punëtorëve. Ky sulm realizohet sa përmes përmbajtjes së kuadrit ligjor aq edhe përmes zbatimit të keq të tij, për ta goditur punëtorin ekonomikisht dhe për ta nënshtruar atë, duke e trajtuar si mall konsumi.
“Këtë vit, pas një kohe të gjatë pasiviteti të BSPK-së, 1 Maji do të shënohet në Prishtinë përmes një proteste që është thirrur pikërisht nga BSPK-ja me disa kërkesa me të cilat Lëvizja Vetëvendosje pajtohet. Ne i kemi ofruar BSPK-së shumë ditë më parë ndihmën tonë për koordinimin dhe realizimin e protestës së 1 Majit, me qëllimin për të shtyrë përpara realizimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. Këtë e kemi bërë duke marrë parasysh bindjet dhe orientimin tonë social demokrat që ka në epiqendër zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes mbrojtjes së punëtorëve dhe respektimin e plotë të të drejtave në punë”, thuhet në deklaratë.
Edhe pse kanë thënë se gatishmëria e tyre nuk është marr parasysh megjithatë e vlerësojnë faktin se BSPK-ja ka vendosur ta mbajë këtë protestë për 1 Maj, dhe urojnë që protesta të realizojë synimet dhe të shënojë një hap të rëndësishëm drejt dinamizimit të punës sindikale në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë