Vetëvendosje - LDK, koalicion në Prishtinë

Madje disa veprime të Vetëvendosje janë interpretuar edhe para se të kishte informacione të reja për koalicion. Vetëvendosje disa drejtorë nuk i emëroi fare, kurse disa vetëm si ushtrues detyre, ka shkruar sot në edicionin online ”Bota Sot”.
Ndonëse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka emëruar tashmë drejtorët e ri të kabinetit të tij për qeverisje, një koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së nuk përjashtohet.
Katër drejtori të Komunës së Prishtinës të cilat janë me ushtrues detyre, pritet që gjatë javës së ardhshme t`i ndahen Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu bën të ditur një burim i besueshëm i “Bota Sot” brenda LDK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































