Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën është diskutuar për zhvillimet në vend, ato lidhur me pandeminë dhe ato politike.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se në mbledhjen e Kryesisë “është diskutuar për masën e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jo kushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jo kushtetuese aq edhe ilegale e jo legjitime”.
Në mbledhje është diskutuar edhe për rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilanit, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi”.
Komunikata e plotë e VV-së:
“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19. Mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.
Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi.
Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime. Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen që vjen si rezultat i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025