Përkundër që Qeveria po shprehet e bindur se Draft Kodi Civil do të kalojë në Kuvend, kështu nuk mendojnë edhe deputetët, të cilët votuan kundër. Madje, mendim duket se nuk kanë ndryshuar as shumica e 14 deputetët e partisë në pushtet, të cilët kishin votuar kundër. Ata po vazhdojnë të kërkojnë që nga Draft Kodi – Civil të largohet neni i cili rregullon çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.
Para pushimeve të verës, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë për një temë të rëndësishme.
Draft Kodi – Civil do t’u shkojë përsëri për votim.
Mirëpo, përkundër që bindjes së Ministrisë së Drejtësisë se draft-kodi do të kalojë, Qeveria nuk ia ka dal që t’ua ndërrojë mendjen deputetëve të cilët herën e parë e kundërshtuan fuqishëm këtë pikë.
Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta thotë se përsëri do të votoj njëjtë.
“Absolutisht ne këtu nuk jemi që të ndërrojmë mendimet sa qel e mëshel sytë. Unë kam dhënë katër sugjerimet e mija, katër amendamentime kam propozuar që të bëhen me plotësim-ndryshime dhe nëse një gjë e tillë nuk realizohet unë prapë do të jap mendimin tim përmes votës time dhe natyrisht do të votoj kundër”, ka thënë deputeti Burim Meta.
Sikur Meta, do të veprojë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje.
“Nëse kanë bërë ndryshim, ne jemi në rregull, sepse ne nuk e kemi pasur asnjë problem me Kodin Civil. Është pesë libra dhe ne e dimë se është Ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës në shtet. Por, nëse nuk kanë bërë ndryshim në këto dy nene unë personalisht jam prapë kundër”, ka thënë deputetja Duda Balje.
Megjithatë, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Visar Korenica, Qeveria u ka premtuar se do t’i bëjë disa ndryshime në draft-kod.
“Po kemi pasë dhe propozimi ka qenë që do të ketë ndryshim dhe prandaj them që nuk mund të jap ndonjë përgjigje të prerë sa i përket kësaj informate të cilën ju e keni, prandaj është mirë të presim të vij së pari draft-kodi civil në Kuvend, të kaloj nëpër komisionet përkatëse dhe më pastaj të japim ne mendimin tonë”, është shprehur deputeti Visar Korenica.
Nazlie Balaj, këshilltare në ministrinë e Drejtësisë ka deklaruar për Televizionin Dukagjini se draft-kodi do të kalojë.
Për të 14 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët