LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dominon me vota në komunat e Anamoravës

Vetëvendosje dominon me vota në komunat e Anamoravës

Lëvizje Vetëvendosje ka fituar në të gjitha komunat e Anamoravës. VV ka dalë e para në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Në Gjilan që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, VV ka marrë 13 mijë e 834 vota ose 40.71 përqind, LDK 9461 vota ose 27.84 përqind dhe PAN-i 7595 vota ose 22.35 përqind.

Në Kamenicë Vetëvendosje ka marrë 5844 vota ose 38.60 përqind, LDK, 4340 vota ose 28.67 përqind dhe PAN-i 3252 vota ose 21.48 përqind.


Vetëvendosje ka shënuar fitore edhe në Ferizajin që udhëhiqet nga Muharrem Sfarqa i LDK-së dhe nga vendlindja e Labinot Tahirit të AKR-së, i cili ka reputacion të madh në këtë qytet. LDK-AKR dhe Alternativa në Ferizaj janë ranguar të tretit.

VV në Ferizaj ka marr 14 mijë e 727 vota ose 34.86 përqind, PAN-i 12 mijë e 879 vota ose 30.49 përqind dhe LDK-AKR-Alternativa 12 mijë 607 ose 29.85 përqind

Vetëvendosje ka dal e para edhe në Kaçanik e cila deri tash udhëhiqej nga PDK. Në Kacanik ajo ka marrë 4468 vota ose 37.80 përqind, PAN-i 4435 vota ose 37,52 përqind dhe LDK-2684 votaose 22.71 përqind

Ndërsa VV ka shënuar fitore edhe në Fushë Kosovë, e cila nga paslufta udhëhiqet nga LDK-ja, ndërsa rezultat të mirë ka shënuar edhe në Podujevë ku ka dal e dyta me mbi 10 mijë vota duke lënë prapa PDK-AAK dhe Nismën me partitë e vogla së bashku.

Vetëvendosje në Fushë Kosovë ka marrë 4582 vota ose 34, 57 përqind, LDK- 4484 ose 33.83 përqind dhe PAN-i 2648 vota ose 19.98 përqind.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori