Shtabi zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për media për t’i informuar qytetarët lidhur me ecurinë e fushatës.
Drejtuesi i shtabit, njëherësh kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, tha se plani i paraparë për këtë fushatë është realizuar në tërësi.
“Organizuam 4 tubime të mëdha në Prishtinë; 46 tubime të mesme nëpër lagje dhe fshatra; si dhe qindra tubime tjera të vogla nëpër shtëpi e lokale, duke kontaktuar kështu drejtpërdrejtë me mijëra banorë të Prishtinës. Organizuam mbi 30 aktivitete tematike ku i shtjelluam zotimet tona për mandatin e dytë, të dala nga programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Zhvilluam fushatë vetëdijësuese për mënyrën e votimit, duke trokitur derë me derë në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës”, tha Yll Hoxha.
Më tej, ai i siguroi të gjithë votuesit e Prishtinës se vullnetin e tyre të shprehur me votë do ta mbrojnë me çdo çmim.
“Organizata jonë, është organizate më e madhe dhe më e fortë në Prishtinë. Kemi angazhuar dhe trajnuar mbi 800 komisionerë dhe vëzhgues; 46 ekipe mobile logjistike; ekipe të raportimit dhe rezultateve; që do ta mbrojnë secilën votë, të secilit qytetar të Prishtinës”, u shpreh Hoxha.
Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Sejdiu tha se për këto 30 ditë fushatë, në secilën lagje e në secilin fshat, prezantuan programin e tyre me 100 zotimet.
“100 zotimet tona, të ndara në 10 fusha, janë gjithëpërfshirëse, të matshme e të realizueshme, me ndihmën e asambleistëve që do t’i kemi në Kuvendin Komunal. Nga këto tubime, e kemi parë se mandati jon i ardhshëm do të jetë mandat i plotë, me Shpend Ahmetin Kryetar Komunë, dhe me shumicë të VETËVENDOSJE!-s në Kuvend Komunal”, tha Sejdiu.
“Por, në Prishtinë në këto 30 ditë pamë edhe një fushatë tjerë: Pa program, me shpifje. Sulmet ishin të njëpasnjëshme, të koordinuara. Ishin pa asnjë bazë e asnjë fakt, ashtu siç ishin gjatë 4 viteve të kaluara në Kuvend Komunal. Si duket, vazhdojnë të punojnë bashkë. Por kjo veç ia qartësuan edhe njëherë qytetarëve të Prishtinës që VETËVENDOSJE! e ka programin, organizatën, kryetarin, ekipin, vullnetin, angazhimin dhe punën që për 4 vitet e ardhshme ta bëj Prishtinën qytet për të gjithë, qytet në çdo lagje e në çdo fshat. Mungesa e programit qeverisës nga ana atyre, shpifjen e bën të njëjtën mundësi. E programi jonë qeverisës, është alternativa e vetme përballë shpifjeve të tyre të ulëta”, shtoi Sejdiu.
Ai tha se me punë intensive, nga fundi i vitit 2013, e shpëtuan Prishtinën nga krimi e korrupsioni, dhe kështu i hapën rrugë zhvillimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë