Veterniku vërshohet nga uji (Video)

Para disa minutave në Prishtinë filloi një stuhi e fuqishme shiu, edhe pse gjatë ditës temperaturat ishin të larta. Shiu ka vështirësuar qarkullimin e rrugës së kryeqytetit.
Në lagjen Veterniku shihet se rrugët janë vërshuar plotësisht me ujë dhe veturat vështirë se qarkullojnë.
Era e fortë në qytet ka rrëzuar çadrat dhe karriget e lokaleve ndërsa shiu ka vërshuar menjëherë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, transmeton gazeta express.
Ky shi mund të shkaktojë probleme në disa lagje të kryeqytetit që zakonisht gjatë reshjeve kanë përmbytje.
https://www.dailymotion.com/video/x5ove64_veternik_news#tab_embed
Nga
Telegrafi
02/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































