Veterani boshnjak i vë flakën vetes në qendër të qytetit (Foto/Video, +18)
Begiq që vjen nga qyteti Miostrah i komunës së Cazin,është përpjekur sot të kryej vetëvrasje duke i vë vetes flakën, transmeton Telegrafi.
“Ai kishte ngritur një tendë të vogël para gjimnazit në qendër të Cazin, për të shprehur pakënaqësinë rreth punës së institucioneve gjyqësore. Ai gjithashtu ishte futur në grevë urie. Por sot rreth orës 13, i ka vënë flakën vetes. Fatmirësisht qytetarët që po kalonin pranë tij e kanë shuar zjarrin, dhe aktualisht po shërohet në spitalin kantonal në Bihaq. Ai është jashtë rrezikut për jetë, por ka pësuar djegie të rënda”, ka deklaruar Ale Siljedediq zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës.
Sipas medieve boshnjake, Begiq është veteran i luftës i ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe ish-i burgosur, kurse tash e një kohë të gjatë i është futur një beteje ligjore në lidhje me një pronë private. /Telegrafi/























































