Një aktakuzë në të cilën janë të përfshirë 12 persona dhe një listë me emra të veteranëve që supozohej se ishin “veteranë të rrejshëm”, e cila qarkulloi në rrjete sociale si dhe nëpër media, bëri që veteranët e Zonës së Dukagjinit të protestonin para Pallatit të Drejtësisë duke kërkuar nga Prokuroria të heqë dorë nga e njëjta aktakuzë, të nisin një hetim për publikimin e listave dhe të dhënave personale të veteranëve dhe të kërkonin falje.
8 tetori ishte ultimatumi që veteranët i kanë dhënë Prokurorisë të heqë dorë nga aktakuza dhe të kërkojë falje për, siç u tha, denigrimin e vlerave të luftës.
“Deri më 8 tetor ne presim përgjigjen tuaj publike (nga Prokuroria) rreth kërkesave: kërkim faljen e prokurorisë për denigrimin e vlerave të luftës dhe dinjitetin e veteranëve. Nëse nuk kemi lëvizje nga ana juaj protestat e radhës nuk do të jenë paqësore”, ishin fjalët të cilat i kishte thënë përfaqësuesi i veteranëve të Zonës së Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj.
I pyetur në lidhje me protestat jopaqësore të përmendura në protestë, këshilltari i kryeministrit Haradinaj për kategorinë e veteranëve, Gazmend Syla tha se kjo nuk ka nënkuptuar përleshje me organet e rendit apo dëmtim të pronës publike.
“Jopaqësore nënkupton bllokim të punës së prokurorisë, bllokim rrugësh e metoda të tjera e assesi dhunë e përleshje me organet e rendit, apo dëmtim të pronës publike, apo diçka e ngjashme. Personalisht s’e mbaj mend nëse veteranët kanë organizuar protestë të dhunshme”, ka thënë Syla për Kallxo.com.
Dy ditë pas protestës së 26 shtatorit, ishte raportuar se Prokuroria kishte nisur hetimet për publikimin e listave të veteranëve.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Por, kërkim falje nuk pati nga ana e Prokurorisë.
Në një njoftim në faqen zyrtare të OVL- UÇK, në Pejë, thuhet se veteranët e kanë përshëndetur veprimin e Prokurorisë, e cila realizoi kërkesën e parë të protestës së veteranëve, e cila ishte hetimi për publikimin e listave të veteranëve.
Në të njëjtin njoftim thuhet se janë dy veprime që veteranët do të ndërmarrin në ditët në vijim.
“Një letër do i shkojë Kryeprokurorit Lumezi, të hënën me 8 tetor 2018, ku do të kërkohet se deri ku kanë arritur hetimet për zbardhjen e fajtorit që publikoi ilegalisht listat në media. Zyrat e OVL UÇK në Dukagjin, do të jenë të hapura për të gjithë luftëtarët pa dallim zone e brigade, ku do të përkrahën në përpilimin e padisë për fyerje të dinjitetit dhe publikimin ilegal të të dhënave personale”, thuhet në njoftim.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për kategoritë e dala nga lufta, Gazmend Syla tregoi për Kallxo.com në lidhje me kërkesat e tjera të veteranëve që i kanë bërë prokurorisë.
Sipas Sylës veteranët do të ndërmarrin veprime në bazë të punës që bën prokuroria në lidhje me kërkesat e tjera siç është ajo e hedhjes poshtë të aktakuzës për veteranët, dhe kërkim faljen e prokurorisë.
“Lëvizje ka pas vetëm për kërkesën e parë dhe kjo është në rregull sa i përket ultimatumit, do të thotë protesta e parë ka bërë efekt. Pas veprimeve që kemi përmendur në komunikatën e së shtunës për veprimet tona, vendosim varësisht sipas situatës dhe reflektimit të prokurorisë. Nëse nuk ka përgjigje, vazhdojmë me planet tona që do t’i publikojmë kur të vjen koha”, ka thënë Syla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame