Programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë pritet që t’ia shohin sherrin veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mes këtij institucioni financiar ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës veteranët ende nuk i kanë marrë pensionet në vlerë prej 170 euro, që duhej tu dilnin në llogari me 25 prill.
Ka kohë deri me datë 27 që ata ti marrin paratë, por vështirë se do të ketë rritje siç pritet nga ish luftëtarët.
Burime të Gazetës Fjala brenda Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur se është duke menduar të ndryshohet ligji për veteranët me qëllim të uljes së pensioneve të veteranëve në mënyrë që të ketë buxhet të mjaftueshëm që t’ua paguaj ato.
Të gjithë këto ndryshime, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pritet që t’i bëjë pas kritikave të marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Kjo ngase FMN në raportin e Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike shprehet se qeveria e Kosovës nuk duhet ta shpenzoj buxhetin në fusha jo emergjente.
FMN shprehet se presioni është i madh dhe po rritet nga grupet e fuqishme lobuese si pensionistët, veteranët, ish të burgosurit politik dhe shërbyesit civil bashkë me partnerë ndërkombëtar.
Veteranët nuk duan t’u preken pensionet
Ndryshe veteranët e UÇK-së i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës që t’i ulin pensionet për veteranët. “Qeveritarët duhet ta dinë se sot lirinë e gëzojnë si rezultat i luftës së pastër të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë qeveria obligohet që të mos pranojë gjëra të tilla, por t’i rris pensionet”, ka thënë Jashari.
Në këtë drejtim Jashari thotë nuk do të bëjnë kompromis më Qeverinë e Kosovës. Çdo vendim tjetër për ndryshimin e skemës për veteranët dhe reagimet tona normalisht se nuk do të ndryshojnë.
“Nuk do të lejojmë formë pa provuar dhe të drejtat tona do ti realizojmë. Mos të na provokoj Qeveria e Kosovës”, ka shtuar më tej Jashari.
Ndërkohë që fondi i planifikuar për veteranët e UÇK-së është zvogëluar për 6 milionë euro në procesin e rishikimit të buxhetit. Për këtë kategori tashmë janë në dispozicion vetëm 18 milionë euro e jo 24 milionë, sa kanë qenë në fillim të vitit 2015.
Ndonëse Ministria e Financave nuk jep detaje se a i ka mbërritur ndonjë kërkesë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar për uljen e pagave të veteranëve. Kjo ministri nuk ka dhënë detaje as lidhur me shumën se sa parashihet që veteranët të marrin pensione.
Kjo ministri ka thënë se për këtë çështje detaje duhet të jap Ministria e Punës. “Për këto çështje të kontaktoni më Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë Muharrem Shahini.
Institucionet heshtin përballë kërkesës së FMN-së
Ndërkohë as Ministria e Punës në pyetjet e dërguara nga Gazeta Fjala nuk ka dashur që të komentoj lidhur me këtë çështje, ndonëse Gazeta ka një javë që u ka dërguar pyetje.
Por nëse paga e veteranëve bie mbi vlerën minimale veteranët paralajmërojnë protesta para Qeverisë së Kosovës. “Ne i mbetemi pas kërkesave tona. Ne e kemi thënë se edhe ky pension që është caktuar me pagën minimale nuk është i mjaftueshëm. Ne kemi bërë kërkesë që të rriten pensionet e në asnjë mënyrë nuk guxojnë që të zvogëlohen. Dhe ligji thotë që pensioni nuk guxon të jetë nën pagën minimale në Kosovë”, ka thënë Jashari.
Edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut Behxhet Shala ka thënë për Gazetën Fjala se veteranët meritojnë një pension të dinjitetshëm.
“Veteranët meritojnë që ta kenë një pension të dinjitetshëm. Realisht ata jetojnë në kushte të vështira”, ka thënë Shala. Ndërkaq FMN publikisht e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se buxhetin nuk po e shfrytëzon në shëndetësi, edukim dhe projektet tjera kapitale të cilat do të nxisnin rritjen ekonomike dhe do të reduktonin varfërinë vë në pah FMN.
Aktualisht pensioni që veteranët marrin është 170 euro.
Në rast të një marrëveshjeje e tillë, siç kërkon FMN-ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.
“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë” thuhet Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës