LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e Flamurtarit fituan ndaj Prishtinës në ndeshjen e 30-vjetorit të mëvetësimit

Veteranët e Flamurtarit fituan ndaj Prishtinës në ndeshjen e 30-vjetorit të mëvetësimit
(Foto: ffk-kosova.com)

Veteranët e Flamurtarit dhe veteranët e Prishtinës janë takuar sërish në ndeshjen që shënon përballjen e tyre të parë në futbollin e pavarur të Kosovës.

Data 13 shtator është një nga datat më të rëndësishme të futbollit të Kosovës, pasi në këtë datë në vitin 1991, me ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, u finalizua misioni i shumë njerëzve guximtar të futbollit në Kosovës, duke filluar kampionati i parë i Republikës së Kosovës.

Në atë periudhë të okupimit nga Serbia, futbolli ishte një segment i rëndësishëm i rezistencës ndaj armikut, por edhe mision i shtetndërtimit. 30 vjet më vonë disa prej lojtarëve dhe zyrtarëve që ishin pjesë e asaj ndeshje, zbritën sërish në fushën e Flamurtarit për ta rikujtuar atë ditë historike.


(Foto: ffk-kosova.com)

Të pranishëm krahas emrave të shumtë të futbollit ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Kësaj radhe shumë më të mirë e më produktiv në lojë u treguan veteranët e Flamurtarit, të cilët fituan me rezultat bindës, 4-1.

Dilemën e fituesit kuqezinjtë e mbyllën qysh në pjesën e parë kur realizuan katër gola, nëpërmjet Enver Prapashticës, Ismet Munishit, Naim Kodraliut dhe Orhan Krasniqit. Ndërkaq, golin e vetëm për veteranët e Prishtinës e realizoi Eroll Salihu, në pjesën e dytë nga penalltia.

(Foto: ffk-kosova.com)

Pas ndeshjes si zakonisht u organizua edhe një koktej, ku të pranishmit evokuan kujtime nga e kaluara e futbollit të Kosovës, derisa presidenti Ademi edhe një herë falënderoi të gjitha gjeneratat e futbollistëve të kohës së rezistencës, duke i vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të futbollit në kushtet e okupimit.

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori