Lille ka fituar 4-0 ndaj Clermont në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Në këtë fitore të thellë të kampionit në fuqi, Edon Zhegrova u largua me një gol nga fusha.


Fillimisht, reprezenutesi i Kosovës u fut në lojë në minutën e 82-të, duke e zëvendësuar Jonathan David.

Pas vetëm shtatë minutash inkuadrimi, Zeki Celik asistoi për Zhegrovën, që ia doli të shënonte për 4-0.

Ky ishte goli i parë për lojtarin shqiptar në kampionatin francez, derisa nga ndeshja në ndeshje po fillon ta marrë vetën dhe të ambientohet me kampionatin. /Telegrafi/

telegrafi sport app