Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të.

Inter Miami ka nderuar Lionel Messin që është bërë futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave.


Copa America 2024 ishte trofeu i 45-të i argjentinasit në karrierën e tij.

Nga ato 45 kupa, Messi fitoi 35 me klubin e tij të fëmijërisë Barcelonën, derisa të tjerët i ka me Kombëtaren e Argjentinës, PSG-në dhe Inter Miamin.

Messi ka thyer rekordin e vetës, derisa ka lënë mbrapa Dani Alves me 43 trofe në karrierë.

Lista e futbollistëve më të trofeshëm në histori të futbollit:

1. Lionel Messi - 45

2. Dani Alves - 43

3. Hossam Ashour (ish-ndërkombëtar i Egjiptit) - 39

4. Andres Iniesta - 37

4. Gerard Pique - 37

6. Sergio Busquets - 36

6. David Alaba - 36

8. Cristiano Ronaldo - 35

8. Ryan Giggs - 35

8. Kenny Dalglish - 35

/Telegrafi/

telegrafi sport app