LAJMI I FUNDIT:

Vetëm larje, jo rrojë: Rregulla të reja do të befasojnë edhe pacientët edhe kirurgët e tyre!

Vetëm larje, jo rrojë: Rregulla të reja do të befasojnë edhe pacientët edhe kirurgët e tyre!

Shkencëtarët kanë konstatuar që rroja e pjesëve të trupit para intervenimit kirurgjik organizmin e ekspozon ndaj infeksioneve më të mëdha.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije që pacientët para operacionit nuk duhet të rruhen në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga prerjet mikroskopike nëpërmjet të cilave në organizëm mund të depërtojnë mikrobe të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Në harmoni me orientimet, qëllim i të cilave është që të pengohet përhapja e infeksioneve potenciale vdekjeprurëse të cilat shfaqen si pasojë e infeksionit me superbakterin në spitale dhe klinika nëpër gjithë botën, është e nevojshme të kihet kujdes për pastërtinë dhe higjienën e përsosur, si edhe për kujdesin e dhënies së antibiotikëve.


Pacientët para operacionit duhet të lahen apo të bëjnë dush, ndërkaq personeli profesionist patjetër duhet të kalojë nëpër larjen precize të duarve.

Ekspertët sugjerojnë vetëm shkurtimin e qimeve në mënyrë që të lehtësohet qasja në vendin në të cilin do të bëhet intervenimi kirurgjikal.

OBSH-ja nga spitalet kërkon që të mos u përshkruajnë pacientëve antibiotikë pas operacionit, si edhe masën rutinë të preventivës.

Në të vërtetë, atë lloj barnash duhet t’i përshkruajnë ekskluzivisht nëse pas operacionit është shfaqur inflamacioni.

OBSH-ja këshillon që pacientëve antibiotikët t’u jepen dy orë para operacionit dhe gjatë kohës së operacionit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori