Miratimi i masave të reja dhe inovative ekonomike janë të nevojshme, që ekonomia të rimëkëmbet, thonë ekspertët ekonomikë. Qeveria paralajmëroi vazhdimin e disa prej masave ekzistuese, por para kësaj, ajo duhet të marrë parasysh masat e reja që synojnë sektorët në nevojë. Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme është kapërcimi i dy krizave me të cilat përballemi. Nga njëra anë ajo ekonomike, dhe nga ana tjetër ajo shëndetësore.
“Kur filloi pandemia, filluam me një nivel më të ulët të borxhit publik, tani shohim që niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm mbi 50 për qind, gjë që tashmë na vendos në një kategori të prekshme, kur duhet të mendojmë për qëndrueshmërinë e masave tona fiskale. Është e nevojshme të thuhet se duhet të ketë vazhdim të masave ekzistuese, ose të ketë masa të reja inovative” tha Borçe Trenevski, profesor universitar.
Lëshimi i Eurobondit dhe huamarrjet që vendi i merr nga Fondet Monetare Ndërkombëtare nuk do të jenë të mjaftueshme për ne, për të kapërcyer krizën. Sipas Trenevskit, ne do të duhet të huazojmë përsëri në vjeshtë, sepse nuk do të ketë para për masa shtesë. Vetëm këtë vit, Maqedonia deri më tani ka marrë hua 1 miliard e 500 milion euro!
“Përmendën nga Ministria e Financave se deri në shtator ose deri në fund të vitit është siguruar buxheti për t’i qetësuar pritjet e qytetarëve për të mos përhapur panik. “Do të duhet të luhet me shumë mençuri në këtë drejtim, sepse nga njëra anë do të keni presion nga buxheti, vjen koha e shlyerjes së mjeteve financiare, dhe nga ana tjetër nevoja do të rritet në sektorë të caktuar të transportit, turizmit etj”, tha Borçe Trenevski, profesor universitar.
Sipas njoftimeve, paketa e katërt e masave ekonomike tashmë është përgatitur, vetëm pas formimit të Qeverisë do të duhet të paraqitet para publikut. Deri më tani, janë shpenzuar 550 milion euro për të tre pakot e masave ekonomike, por Ministria e Financave për Alsat tha se ka para edhe paketën e re të masave./alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi