LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy udhëheqës shqiptarë në Armatën e Republikës së Maqedonisë (Foto/Video)

Vetëm dy udhëheqës shqiptarë në Armatën e Republikës së Maqedonisë (Foto/Video)

Përfaqësim minimal i shqiptarëve edhe në udhëheqësinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Shqiptarët janë të diskriminuar edhe në këtë institucion, ku numri i të punësuarve, në postet udhëheqëse është shumë i ulët. Nga të gjitha postet udhëheqëse në shtatmadhorinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë, vetëm dy drejtohen nga përfaqësues shqiptarë, ai i zëvendësit të komandantit të shtatmadhorisë dhe shefi i sektorit për financa dhe buxhet. Nga 9 sektorët për mision dhe detyra vetëm njëri drejtohet nga shqiptar, njofton TV Shenja.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit nuk ka një raport të veçantë se sa është përqindja e përfaqësuesve të shqiptarëve në këtë institucion.

Në pyetjen me shkrim drejtuar ARM-së se pse është i ulët përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion dhe a kanë në plan që ta ndryshojnë atë në të ardhmen, ata u përgjigjen se për këtë çështje duhet që përgjigje të merret nga Ministria e Mbrojtjes.


Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se për rritjen e përqindjes së personave nga përkatësia etnike shqiptare duhet kohë, duke paraqitur si pretekst trajnimin e nënoficerëve si dhe përfundimin e akademisë ushtarake për oficerët. Edhe përkundër dallimit të konsiderueshëm në shifrat e të punësuarve si dhe në pozitat udhëheqëse, nga kjo ministri pretendojnë se janë çdoherë të kujdesshëm në avancimin dhe përfaqësimin e të gjitha etniteteve në vend.

Sipas tyre, përkatësia e etnitetit, së bashku me kushtet si përvoja e punës dhe arsimimin e nevojshëm është marrë parasysh edhe në avancimin e administratorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori