Vetëm dy shqiptarë kalojnë në fazën tjetër të zgjedhjes në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Tre kandidaturat shqiptare janë eliminuar nga gara për anëtarë me korrespondencë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve (AMSHA), shkruan gazeta KOHA. Dy kandidaturat e propozuara nga brenda akademisë, Zamir Dika (rektor i UEJL) për në Departamentin e Shkencave Teknike, Mirushe Hoxha (profesoreshë në Fakultetin Filologjik të Shkupit) për në Departamentin e Shkencave Shoqërore dhe atë të Linguistikës, nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e nevojshme në votimin e parë që bëhet nëpër departamentet respektive, duke u eliminuar kështu nga konkurrimi.
Të njëjtin fat ka pasur edhe kandidatura e Lutfi Zulbearit (Fakulteti i Mjekësisë, UT) që është propozuar nga Universiteti i Tetovës në Departamentin e Shkencave të Mjekësisë. Vetëm dy kandidatë të tjerë, Neritan Ceka (arkeolog) i propozuar si anëtar i jashtëm dhe piktori me origjinë nga Kërçova që jeton në Paris, Omer Kaleshi, si Anëtar Nderi, kanë marrë mbështetjen për të kaluar në fazën finale, në votimin e Kuvendit. Konkursi për pranimin e anëtarëve të rinj me korrespondencë u hap në muajin nëntor të vitit të kaluar, por numri i kandidaturave të propozuara nga pjesa shqiptare ishte i vogël.
Dika dhe Hoxha, të propozuar nga brenda Akademisë, refuzohen për herë të dytë, edhe pse kandidaturat e tyre janë përzgjedhur me kujdes dhe përfaqësojnë individë që kanë dhënë kontribut në fushat në të cilat kanë vepruar dhe meritojnë të jenë pjesë e këtij institucioni. Kështu pati deklaruar akademiku Alajdin Abazi, gjatë prezantimit të tyre.
“Vetëm Kaleshi dhe Ceka arritën të depërtojnë dhe të marrin votat dhe shpresoj që të paktën të votohen edhe në Kuvend”, thotë për KOHA, Abazi. Akademik Abazi ishte skeptik sa i takon fazës së votimit nëpër departamente, ku nuk mund të mos mungonin surprizat dhe këto kandidatura të hasnin në rezistencën e anëtarëve.
Kur tre vjet më parë, AMSHA ndryshoi kriteret e pranimit dhe të aplikimit për anëtarë me korrespondencë – mundësitë për të rritur numrin e akademikëve shqiptarë u dukën reale. Në fakt, vetëm një anëtar arriti të merrte mbështetjen, Izet Zeqiri, si anëtar me korrespondencë dhe të drejtë për tu bërë anëtar i rregullt brenda pesë vitesh. Lidhur me rezultatet e fundit, Zeqiri thotë se është koha që barrierat për njerëzit e shkencës të eliminohen dhe mbështetja dhe promovimi i tyre të nisë që nga vetë institucionet ku kontribuojnë.
“Gara në AMSHA bëhet në kuadër të njësive dhe ky ishte rezultati, por jam i bindur se shumë shqiptarë e meritojnë të jenë pjesë e këtij institucioni. Problemi qëndron në motivimin, promovimin e këtyre individëve dhe mbështetjen që ata duhet ta marrin nga Këshillat mësimorë. Si USHT, UEJL dhe UNT duhet të nxisin dhe të motivojnë kuadrot ambiciozë, duhet të eliminohen të gjitha barrierat që pengojnë njerëzimit e suksesshëm. Nga ana tjetër, ndoshta duhet të ndryshohet edhe Rregullorja e pranimit, pasi në Akademi duhet të hyjnë njerëzit që i duhen dhe jo ata që duan”, thotë Zeqiri.
Nëse kandidatura e Neritan Cekës do ta votohet nga Kuvendi, ai do të jetë anëtari i tretë i jashtëm (Ali Aliu nga viti 2006 – Departamenti i Arteve dhe Rexhep Mejdani – Departamenti i Shkencave Teknike nga viti 2015).
AMSHA numëron gjashtë anëtarë shqiptarë, prej të cilëve tre anëtarë të rregullt – Luan Starova (Departamenti i Arteve – nga viti 2003), Alajdin Abazi (Departamenti i Shkencave Teknike – nga viti 2006) dhe Abdylmenaf Bexheti (Departamenti i Shkencave Shoqërore – nga viti 2009)./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti i keq, kapiteneria e portit të Vlorës pezullon lundrimin për tre ditë

Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker