Ka kohë që nuk e kemi parë teksa ec në pistat e modës bukuroshja shqiptare.

Emina Cunmulaj është një ndër modelet tona më të famshme në rrafshin ndërkombëtar.


Ajo duket se i është përkushtuar tërësisht jetës private dhe familjare, ku edhe çdo ditë po sjell imazhe të ëmbla familjare.

Ditë më parë, nusja e Sam Nazarianit zbuloi përmes rrjeteve sociale se është duke pritur fëmijën e dytë.

Së fundi, Emina ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instragram përkrah bashkëshortit në Miami të Floridës.

"Dritë dhe dashuri", është përshkrimi që i bën fotografisë shqiptarja nga Mali i Zi.

Ndryshe, Cunmulaj është e martuar me afaristin iranian Nazarian, me të cilin ka një vajzë të quajtur Ella. /Telegrafi/

eminacunmulaj 25008072 865349206975609 5759811620817600512 n