Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën dhe të cilat pastaj janë komentuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën.
“Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politikë serbe. Kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Qosja.
Sipas Qosjes, kryeministri Rama me deklaratën e tij në Beograd ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha.
“Me atë deklaratë kryeministri Edi Rama, me dhuntinë e tij krijuese, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha, shumë të mëdha: e para, i tha Serbisë se Trepça është resurs i madh, tepër i madh, natyror, që kurrsesi, me kurrfarë mjetesh, nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë, pavarur, për të gjithë dhe të gjitha, që janë në hapësirën e saj gjeografike, njerëzore e shtetërore”, është shprehur Qosja.
Ndaj paraqitjes zyrtare të Edi Ramës në Beograd dhe në Nish, pati shumë reagime të zyrtarëve, të medieve dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Tiranë por, sipas akademik Qosjes, “për shumëkënd këto reagime në Prishtinë e në Tiranë mund të jenë befasi e madhe, e papritur e madhe”.
“Si është e mundur që komunikimi midis Prishtinës e Tiranës, qoftë intelektual qoftë politik, të çoroditet, të degradojë, të fundoset deri në atë shkallë?”, ka thënë ai.
Kurse reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, akademik Qosja e ka quajtur të mjerueshëm.
“Mjerisht, një mijë herë mjerisht, Kosova nuk mund të quhet, ashtu si e quan Ministria jonë e Jashtme, ‘shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon’. Po të ishte shtet i pavarur, si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ndodhte që në institucionet administrative, arsimore, kulturore e të tjera të komunave serbe në Kosovë të mos ketë simbole shtetërore të shtetit të Kosovës! Po të ishte Kosova shtet i pavarur si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ngrihej përmendorja madhështore e car Lazarit në Mitrovicën Veriore me gisht të ngritur në shenjë pushtimi ndaj Kosovës! Po të ishte Kosova shtet i pavarur si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ndodhte që edhe në disa zyra në Prishtinë a në ndonjë komunë tjetër të mos vihej fotografia e kryetarit të Kosovës po të viheshin fotografi të kryetarit të dikurshëm partiak! E të tjera, e të tjera”, ka deklaruar Qosja.
Duke iu referuar deklaratave të Edi Ramës, Qosja ka thënë se kjo është e drejtë natyrore dhe politike e popullit shqiptar të Shqipërisë për t’u interesuar për vëllezërit e vet në Kosovë dhe kudoqofshin. Ai ka theksuar se prej përfundimit të luftës çlirimtare në Kosovë, Shqipëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë punë për Kosovën, për njohjen e saj shtet i pavarur e më vete, për pranimin e saj në organizata e në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
“Reagimet në Prishtinë, ndaj paraqitjes së kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe një pjesë e reagimeve në Tiranë, ndaj këtyre reagimeve në Prishtinë, në të vërtetë janë shprehje e një provincializmi në të dy anët e kufirit, që tingëllojnë si përçarje. E provincializmi i bënë viktimat e tij ta shohin vetëm veten! Dhe, provincializmi i bënë viktimat të shohin vetëm sa mund të shohin ata: deri te kthesa e parë. Fatkeqësisht, klasa e sotme politike shqiptare, shumë më tepër se për jetën e popullit, po mendon për interesat e veta”, ka thënë Qosja.
Qosja në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Akademik Qosja e ka komentuar edhe iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e krimeve gjatë dhe pas luftës.
“Kërkesa e Hashim Thaçit “për t’u zbardhur, si e thatë ju, të gjitha krimet gjatë dhe pas luftës”, është përsëritje e kërkesave me qindra herë të përsëritura gjatë 16 vjetëve të shkuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gazetës së saj “Bota sot”. Prej se është bërë kryetar i Kosovës, jo vetëm me këtë kërkesë, jo vetëm me ato katër letra, Hashim Thaçi kur e kur po paraqitet njëkohësisht si kryetar e si kryeministër, kurse tani në fund, edhe si Prokurori e Gjykatë e Kosovës! Por, a duhet a jo të paraqitet Hashim Thaçi me të gjitha këto kompetenca është e drejtë e çdo intelektuali, prandaj edhe e imja ta them si një intelektual i angazhuar, por është obligim ligjor ta thonë sidomos ata që janë zgjedhur për të gjykuar për zbatimin e drejtë e për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë akademik Rexhep Qosja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania