Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
KDI thotë se kjo ditë ofron mundësi të gjithëve për të reflektuar mbi gjendjen e demokracisë në vendin tonë, e gjithandej në botë, transmeton Telegrafi.
“Vlerat e lirisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta e të lira duke garantuar të drejtën universale për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë elemente thelbësore të demokracisë”, thuhet në komunikatën e KDI-së.
Më tej KDI thotë se “Që nga shënimi i kësaj dite në vitin e kaluar, Kosova ka përmbyllur një cikël zgjedhor që, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, kishte përmbushur standardet më të larta demokratike.
“Sidoqoftë, mungesa e konsensusit të brendshëm rreth çështjeve madhore dhe krizat e njëpasnjëshme politike që rrodhën si pasojë e kësaj kanë rezultuar me ndërrimin e qeverive brenda një periudhe të shkurtër kohore. Kjo ka pamundësuar reformat në konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit si dhe përmirësimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Në komunikatën e KDI-së thuhet se “Rrëzimi i qeverisë në periudhën e pandemisë dhe procedurat e gjata kushtetuese për formimin e qeverisë së re e kishin lënë vendin pa institucione ekzekutive me funksion të plotë në periudhën kur qytetarët kishin më së shumti nevojë për to”.
“ Në anën tjetër, Kuvendi nuk arrinte të ushtronte funksionin e tij mbikëqyrës ndaj ekzekutivit në kohën kur (sikurse edhe në mbarë botën) procesi i vendimmarrjes ishte përshpejtuar dhe shpeshherë nuk kishte kohë për konsultime paraprake me publikun dhe kur alokoheshin mjete të shumta buxhetore me procedura emergjente. Në anën tjetër, në mungesë të konsensusit politik Kuvendi nuk arriti të adaptojë Rregulloren e Punës për t’u përshtatur me situatën e krijuar me pandeminë dhe për pasojë në disa raste u detyrua të reduktojë përkohësisht punën, edhe për shkak të përhapjes së virusit brenda Kuvendit. Me një dinamikë të plogësht të punës në kohë pandemie dhe mungesë të theksuar të konsensusit politik, Kuvendi nuk arriti t’i përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese në raport me procesin ligjvënës, mbikëqyrës ndaj pushtetit ekzekutiv, si dhe të përfaqësimit të interesave të qytetarëve”.
KDI pohon se “Dialogu Kosovë-Serbi si një ndër proceset më të rëndësishme politike ka vazhduar të prodhojë polarizim të tejskajshëm politik duke u bërë shpesh edhe faktor përcaktues i jetëgjatësisë së disa qeverive me radhë”.
“ Mungesa e kohezionit politik dhe atij shoqëror, në sferën e brendshme ndikoi në funksionimin demokratik të institucioneve dhe prodhimit të krizave të vazhdueshme politike. Ndërsa në planin e jashtëm, shpërfaqi politikë të pakoordinuar dhe të pa unifikuar shtetërore. Politikat e ngushta partiake jo rrallë herë mbizotëruan diskurset politike ndërsa mungesa e gatishmërisë për të ndërtuar një konsensus të gjerë politik rreth kësaj çështjeje mbetet një sfidë e procesit”.
“ Kjo e fundit është vënë re dhe në dinamikat në mes të partive politike pjesë të koalicionit qeverisës të cilat shpesh herë kanë shpërfaqur qëndrime të ndryshme lidhur me procesin e dialogut. Si dhe në kundërshtimet dhe hezitimin e vazhdueshëm të partive opozitare për tu bërë pjesë qoftë të delegacioneve apo dhe për të pasur takime të përbashkëta informuese apo/dhe koordinuese.
Në anën tjetër, mungesa e transparencës në njërën anë dhe e qartësisë rreth procesit të ndërmjetësuar nga BE, atij nga SHBA-të dhe vet statusi i marrëveshjeve tashmë të arritura në mes palëve, krijuan konfuzion dhe paqartësi tek qytetarët. Natyra e mbyllur e këtyre diskutimeve, shpërfaqi mungesën e vullnetit, llogaridhënies dhe dobësive që Kuvendi i ka në raport me ushtrimin e një mbikëqyrje efikase”.
Sa i përket sundimit të ligjit, KDI thotë se ndërhyrjet politike vazhdojnë të cenojnë sistemin e drejtësisë në vend e më këtë edhe vet demokracinë.
“Shkelja e të drejtave të njeriut shpeshherë burimin e ka në vet sektorin e drejtësisë. Gjykime të papërfunduara në kohë, aktakuza pa prova të mjaftueshme dhe parashkrime në shumë lëndë janë vetëm disa nga format e shkeljes së të drejtave të njeriut. Gjendja rreth trajtimit të lëndëve është rënduar edhe më shumë gjatë pandemisë, për shkak të punës me kapacitete të kufizuara të organeve të drejtësisë”.
Më tej, KDI thekson se mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit ka bërë që Kosova të vazhdojë të shënoi rënie në Indeksin Vjetor të Perceptimit të Korrupsionit (CPI).
“Me 36 pikë, Kosova sivjet kishte humbur edhe një pikë në sistemin e vlerësimit (nga 37 sa kishte më 2018) dhe kishte pësuar rënie nga pozita e 93-të në atë të 101-të. Përkundër faktit se përpjekjet e Qeverisë Kurti për të pastruar bordet e ndërmarrjeve publike nga militantë partiakë dukeshin premtuese, emërimi i anëtarëve të rinj nga partitë e koalicionit qeverisës LVV – LDK në po ato borde pothuajse kthen gjendjen në nivelin e njëjtë.
Kosova si demokracia më e re në Evropë do të mund të krenohej me nivelin e demokracisë së saj nëse institucionet dhe qytetarët mbesin të vendosur për të kultivuar dhe mbrojtur vlerat e demokratike, ku mirëqenia e qytetarëve garantohet nga një sistem politik që mundëson ambient për një garë zgjedhore të mirëfilltë dhe transparente, ku fitojnë idetë dhe kandidatët më të mirë, ku lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është i pa-kompromis dhe ku qytetarët rrisin kërkesat për llogaridhënie dhe pronësinë në vendimmarrje”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri