LAJMI I FUNDIT:

Veseli voton, i bën thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm

Veseli voton, i bën thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai pasi kreu obligimin e tij qytetar, tha se së pari duhet t’i falënderojnë të gjitha ata që ia kanë mundësuar qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë.

Veseli tha se qytetarët të votojnë për zhvillimin ekonomik, për vendin dhe sovranitetin.


Kryetari i PDK-së tregoi arsyen pse u vonua të votojë. “Po, unë vesha rroba tjera, por bashkëshortja më tha se duhet të vishem kështu, të kombinohemi, e pastaj më mbet letërnjoftimi në rroba tjera, por sido që të jetë, nuk harrova të votoj”, tha ai. /Telegrafi/