LAJMI I FUNDIT:

Veseli thotë se mbi 20 mijë të rinj i janë bashkuar Dekadës së Re

Veseli thotë se mbi 20 mijë të rinj i janë bashkuar Dekadës së Re

Qindra të rinj të moshave e profesioneve të ndryshme, morën pjesë në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Lipjan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re, janë promotorë të transformimit dhe zhvillimit të PDK-së dhe Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se rinia është e angazhuar fuqishëm dhe do të jetë prijëse e zhvillimeve pozitive në vend. Partia Demokratike e Kosovës u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve dhe sot shumica e ministrave tanë janë të rinj që janë rritur në Rininë Demokratike”, tha kryetari Veseli, njofton PDK


Ai tha se në Dekadën e Re, pas përmbylljes së shtet ndërtimit, fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe perspektiva e sigurt për rininë inovatore që ka vullnet dhe energji për punë.

“Shumë shpejt, këtë vit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Kjo mundësi, do të përdoret edhe nga rinia për të dalë e marrë përvoja akademike e shkëmbime kulturore por assesi askush nga ju të rinj të dashur nuk duhet ta shihni liberalizimin si mundësi për largim. Përkundrazi, e ardhmja e sigurt e juaja dhe gjithë qytetarëve është në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Para Kuvendit zgjedhor në Lipjan, kreu i PDK-së ishte i pranishëm edhe në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Shtime me qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re.

Veseli tha se që nga themelimi i PDK-së, qytetarët e Shtimes i kanë besuar pa rezerva PDK-së dhe rinia e kësaj komune gjithmonë ka qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori