LAJMI I FUNDIT:

Veseli thërret për nesër Kryesinë e Kuvendit për procedim të demarkacionit

Veseli thërret për nesër Kryesinë e Kuvendit për procedim të demarkacionit

Menjëherë pas marrjes së Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për të mërkurën, ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës së Kuvendit për këtë çështje.

Kryeparlamentari Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Projektligji për demarkacionin i është përcjellur menjëherë pas procedimit nga Qeveria në Kuvend dhe se për nesër (e mërkurë) në orën 16:00 ka caktuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, njofton Telegrafi.

Veseli ka ftuar deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin  Marrëveshjen për demarkacionin, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.


“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori