Veseli: Do të punoj për të fuqizuar ndërmarrësit, Kosovën do ta bëjmë vend më të mirë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Veseli këtë e tha se do ta bëjë për t’i dhënë perspektivë të rinjve të vendit.
Gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Te Naseri” në Shirokë të Suharekës, ai ka thënë se do të krijojnë perspektivë për të gjithë ata djem e vajza që duan të qëndrojnë në Kosovë.
“Ndjehem i emocionuar dhe krenar kur shoh ndërmarrës të tillë, të cilët me punën e vet tregojnë nga duhet të shkojë Kosova. Kjo është rrugë e ardhshme e Kosovës, është zhvillimi ekonomik, është perspektiva për të rinjtë e të rejat tona me qëndru këtu, është mundësia më e mirë për një Kosovë perëndimore. Ju e dini që unë i kam vënë vetes prioritet pikërisht këtë çështje, kam shpallur luftë të hapur dhe do t’i shkoj deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo për faktin se do t’i japim perspektivë këtyre vajzave e djemve që janë të vendosur për të qëndruar e për të zhvilluar Kosovën e tyre. Ne nuk kemi tjetër vend, ne nuk kemi tjetër tokë, por si Zotin lart e kemi tokën tonë poshtë, dhe duhet ta bëjmë këtë vend më të mirë, dhe kemi për ta bërë”, tha Veseli.
Pretendenti për kryeministër të vendit u shpreh se nuk do të merret me fjalë, por do të punojë për të fuqizuar ndërmarrësit në vend.
“Nuk do të merrem shumë me fjalë, nuk do të merrem me askënd, krejt i dua qytetarët e vendit tim, por më së shumti i dua ata njerëz, të cilët punojnë dhe do të mundohen të zhvillojnë Kosovën. Çdo fuqi financiare dhe institucionale që e ka Republika e Kosovës, do ta bart për t‘i fuqizuar këta ndërmarrës, për të krijuar perspektivë ndërmarrësve dhe të rinjve e të rejave për të qëndruar dhe për ta zhvilluar vendin tonë. Për faktin se duam t’i rrisim fëmijët këtu, të jetojnë këtu dhe të krijojnë të ardhme bashkërisht këtu. Ndërmarrësit sikurse ju në këtë kompani me një teknologji të jashtëzakonshme janë pikërisht udhë-rrëfim se kah duhet të shkojë Kosova, dhe po ua jep fjalën se në këtë drejtim do të shkoj”, tha ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania