Gjatë qëndrimit në Japoni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi edhe komunitetin shqiptar që jeton dhe vepron në Tokio.
Ai me këtë rast tha se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve që kanë interesim për studime jashtë vendit, dhe më pas këto njohuri që i fitojnë sidomos në Japoni t’i zbatojnë në Republikën e Kosovës.
“Jam këtu me dy studentë të arkitekturës të cilët me vetiniciativë dhe sukses kanë arritur të vijnë në Japoni, të studiojnë. Po tregojnë suksese, janë para përfundimit dhe kjo vërtetë më bënë krenar që kemi të rinj kaq të talentuar, që avancojnë anekënd botës duke e përfaqësuar me dinjitet edhe shtetin e Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli, transmeton televizioni publik.
Dastid Ferati, jeton dhe vepron në Japoni. Ai ka gjashtë vjet që është duke punuar në doktoraturë.
Ai tha se pas përfundimit të doktoratës, mendon të kthehet në Kosovës për të dhënë maksimumin për shtetin e tij. Ndërkaq, Besian Hajrullahu që është nga Lipjani, ka disa vjet që vepron në Azi. Ai njeh gjashtë gjuhë përfshirë kinezishten dhe japonishten. Pas përfundimit të studimeve edhe Besiani mendon të kthehet në Kosovë.
Ndërkaq, Dea Luma e cila studion për arkitekturë, thotë se fusha e saj është diçka e re edhe për Japoninë. Ndërkohë që shpreson se pasi të përfitojë dijen në Japoni, mendon që t’i kthehet Kosovës për të shpërndarë njohuritë e saj.
Përveç, studentëve edhe Miki Haxhi-Islami ka vendosur që ta kalojë jetën në Japoni. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë me bashkëshorten e tij japoneze.
Haxhi-Islami thotë se gjatë rrugëtimit të tij jetësor nëpër diasporë, ka vendosur që ta përzgjedhë Tokion si vendin për ta kaluar jetën, por asnjëherë duke mos e harruar Kosovën.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, studentëve kosovarë që jetojnë në Tokio, u ka premtuar që Kosova do të bëjë të pamundurën që kuadrove të tilla t’u ofrojë mundësi në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe