LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Sulmi terrorist i 11 shtatorit cenoi lirinë dhe sigurinë

Veseli: Sulmi terrorist i 11 shtatorit cenoi lirinë dhe sigurinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit ndaj kullave binjake në SHBA.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se terrorizmi global po synonte të cenonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera.

Lexoni të plotë postimin:


“Sulmi terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin.

Terrorizmi global po synonte të cenonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera.

Kjo ditë, është ditë e kujtimit për mijëra viktimat e pafajshme, ditë e solidaritetit me familjet që humbën më të dashurit e tyre në vendin mik, ShBA-në.

Njëherësh është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve që kjo tragjedi të ketë sa më pak pasoja.

Nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë, ndërsa qytetarët dhe shteti ynë iu bashkuan me vendosmëri aleancës globale kundër terrorizmit.

Kosova do të gjendet gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Zoti e bekoftë popullin e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori