LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Reformat në shëndetësi do të vazhdojnë

Veseli: Reformat në shëndetësi do të vazhdojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vizituan sot Spitalin e Prizrenit, ku folën me personelin shëndetësorë dhe me pacientët për reformat në shëndetësi.

Veseli tha se kjo vizitë po bëhet për të dëshmuar atyre dhe të gjithë qytetarëve se shëndetësia është prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Vetëm tani do të hapen mbi 100 vende të lira për mjekë specialistë sepse i kemi garantuar të gjithë se nuk do të ketë mjek specialistë të papunë në Kosovë. Do të punojmë shumë që jetën e njerëzve ta bëjmë më të mirë dhe të krijojmë kushte për të jetuar në Kosovë. Kemi arritur një sukses të vogël, sepse ende jemi larg nga ajo ku duhet. Do të orientohemi në përmirësimin e kushteve të punës, për ju dhe për pacientët, sepse e kemi obligim dhe këtë do ta bëjmë”, theksoi Veseli.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se tani me Ligjin e pagave mjekët kanë pagë të dinjitetshme, ndërsa tani fokusi do të jetë përmirësimi i kushteve në sistemin shëndetësor, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimin e duhur.

Ministri Ismaili tha se shërbimi shëndetësor ka punuar shumë, por përkujdesja institucionale, sipas tij, nuk ka qenë në nivelin që ky personel meriton.

“Objektiv është që mjekët tanë të mos migrojnë jashtë, por të kontribuojnë në vendin e tyre. Duke ndihmuar punëtorët shëndetësorë që të ndalojnë migrimin, ne i shërbejmë pacientit të Kosovës. Edhe këtë vit do të shpallim pozita për mjekët tanë dhe do të përpiqemi që pacientët të jenë të kënaqur shërbimet që ofrohen”, tha Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Lajme
Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Lajme
Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

Kronika e Zezë
Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

Lajme
Kalo në kategori