LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton zgjidhjen e problemit të punëtorëve të Fabrikës së Tubave

Veseli premton zgjidhjen e problemit të punëtorëve të Fabrikës së Tubave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot udhëheqësit e ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, të cilëve u printe Ali Shabani. Veseli në këtë takim u tha atyre se do të angazhohet për zgjidhjen e çështjes së tyre, në mënyrë që ata të marrin paratë që u takojnë nga privatizimi i kësaj ndërmarrjeje.

Siç thuhet në një komunikatë, kryetari Veseli u informua në mënyrë të detajuar për tërë procedurat e deritashme të Fabrikës së Gypave, deri në vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që prek 912 punëtorë të kësaj fabrike.

E, Shabani prezantoi tërë dokumentacionin, duke filluar nga vendimi i Gjykatës në Ferizaj, më 2001, propozimin e përmbarimit të këtij vendimi, Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Aktvendimin e Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, deri në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, sqarimet e kësaj gjykate, si dhe vendimin për mos përmbarimin e këtij vendimi të Gjykatës kushtetuese.


Ndërsa, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës IV, i datës 19 mars 2014, dedikuar Fabrikës së Gypave, duke theksuar se nuk mund të merret me komentimin e kësaj çështjeje kur tashmë një vendim i Kuvendit ekziston. Kryetari Veseli ka shtuar se vendimet e gjyqit nuk do të duhej të ishin temë e rivlerësimit dhe theksoi se do të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori