Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar sot në Suharekë se gjatë qeverisjes së tij të ardhshme do të vendosë në buxhet të Kuvendit të Kosovës ndërtimin e një rruge alternative, për bizneset atje.
Ky premtim i Veselit erdhi gjatë vizitës së tij në ndërmarrjen “Frutex”, ku pronari i saj Shaqir Palushi, kërkoi nga qeveria e ardhshme ndërtimin e një rruge alternative, pasi në mungesë të saj po rrezikohen nxënësit.
Gjatë kësaj vizite, Veseli përsëriti se në krye të objektivave të tij si kryeministër ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.
“Ka vetëm një drejtim. Ka vetëm një orientim, ekonomia e lirë e tregut, ndërmarrësia e fuqishme, njerëz si Shaqa, dhe orientimi euroatlantik. Ndalja në maksimum, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, krijimi i perspektivës për njerëzit që jetojnë ndershmërisht”, u shpreh ai.
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tha se produktet e tyre janë të pranishme në 30 vende, ndërsa kanë mundësi edhe më të mëdha të zgjerimit.
Ai tha se si kompani janë tatimpagues të rregullt, porse nuk kanë pasur mbështetjen institucionale. Për këtë, ai parashtroi dy kërkesa kryesore për qeverinë e ardhshme.
“Kërkesa jonë e parë për qeverinë e ardhshme është ndërtimi i një rruge alternative, e cila ekziston. Ndoshta nuk është ndonjë kosto, madje atë kosto ndoshta do ta përballonim dhe ne, mjaft po japim përmes taksave që paguajmë dhe mendoj që qeveria dhe institucionet e kanë për obligim të na ofrojnë kushtet. Po ashtu, presim prej qeverisë të re që ta fuqizojë ligjin, dhe të jetë më afër prodhuesit si segment strategjik për zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.
Në këtë pikë, pretendenti për kryeministër Kadri Veseli, premtoi se gjatë qeverisjes së tij ndërtimi i rrugës alternative do të jetë në projekt buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Unë po ta jap fjalën se do t’i kryejmë dhe keni për ta parë vetë se kemi me i kryer. Jo me fjalë, por me këto media që janë. Do ta kryejmë dhe s’do ta lëmë me muaj e vite, proceduralisht mos të ketë keqpërdorim, ama puna do të kryhet. Po ta jap fjalën, në 2020-ën ka me qenë në buxhet të Kuvendit të Republikës të Kosovës, rrugë alternative, jo nga fshati, këtej nga shkojnë fëmijët”, tha Veseli.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në Suharekë, ku po takohet me përfaqësues të bizneseve./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit