LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Pesë deputetë janë përjashtuar, seanca do të vazhdojë

Veseli: Pesë deputetë janë përjashtuar, seanca do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kanë marrë vendim që të përjashtohen pesë deputetë të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa tha se seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë dhe çështja e demarkacionit do të kryhet.

Veseli tha se nuk do të lejohet të ketë manipulime dhe do të mundësohet mbarëvajtja e procesit të votimit.

Ai tha se Serbia nuk ka mundur t’i ndalë deputetët e Kosovës, e nuk do të mund askush.


Veseli tha se deputetët e VV-së nuk janë më të mirë se ata dhe as nuk janë ma patriotë.

Kreu i Kuvendit i quajti mashtrues, manipulues dhe gënjeshtar.

“Nuk do të lejojmë askënd të ndërpresë perspektivën euro-atlantike të Kosovës…. Ne do ta kryejmë obligimin tonë dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm”, tha ai.

Veseli tha se pas këtyre veprimeve dy deputetë nuk kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina.

Ndryshe, deputetët e përjashtuar janë: Drita Millaku, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori