LAJMI I FUNDIT:

Veseli përuron shkollën “Luciano Motroni” në Prizren

Veseli përuron shkollën “Luciano Motroni” në Prizren

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”, në Prizren.

Duke përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për objektin e ri, kryeparlamentari Veseli u shpreh i kënaqur me kushtet të cilat ofron kjo hapësirë e re mësimore, duke iu mundësuar nxënësve të saj të mësojnë në kushte të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara.

Kreu i Kuvendit theksoi se të gjitha shkollat në Kosovë duhet të pajisen me kabinete të informatikës dhe laboratorë të shkencave ekzakte, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë që të mësuarit teorik, ta materializojnë në mënyrë praktike.


“Kuadrot e reja që do të dalin nga shkollat e Kosovës, si kjo të cilën po e përurojmë sot, duhet të jenë sa më të përgatitur dhe adekuat për nevojat e tregut të punës. Prandaj, nevojitet angazhim i të gjithëve që ta ngrisim cilësinë në arsim dhe ta përmirësojmë edhe më tej infrastrukturën shkollore. Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Politikë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Siguri
Kalo në kategori