Në traditën e popullit tim, ekziston një shprehje e vjetër, por gjithmonë aktuale: miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe ishin pikërisht ditët më të vështira për popullin tonë, ku ai ndjeu dorën e solidaritetit japonez, shpirtgjerësi e tij, humanizmin e tij.
Kështu tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tokio të Japonisë, ku ishin të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës, zyrtarë të lartë shtetit japonez, përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Tokio si dhe artistë.
Para të pranishmëve, kryeparlementari Veseli tha se muajin që shkoi Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë dhe sipas tij, të njëjtën moshë kanë edhe marrëdhëniet e saj me Japoninë, ngase Japonia ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kreu i Kuvendit tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembulli më i mirë që tregon se miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike, as barriera humane.
“Njerëzit tuaj nuk e pranuan indiferencën, kapërcyen distancat e mëdha njerëzore e gjeografike, të cilat qëndrojnë mes dy vendeve tona, dhe na u gjetën pranë kur ne kishim nevojë jetike për përkrahje. Prandaj, kam nderin dhe privilegjin që sonte, në këtë ambient kaq miqësor, në emër të popullit të Kosovës, të falenderoj popullin dhe qeverinë japoneze për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë tash e dy dekada. Ne nuk do ta harrojmë kurrë përkrahjen tuaj. Sot fëmijët tanë rriten me ndjenjën e respektit për vendin tuaj dhe sa e sa vende të tjera. Ne kemi një emër të përbashkët për ju dhe këto vende. Ne ju quajmë miqtë e lirisë sonë”, theksoi Veseli.
Në vazhdim të fjalës së tij, Veseli tha se vizita e tij në Japoni ka për qëllim që të ndihmojë në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se në vitin e ardhshëm pritet të fillojë punën ambasada japoneze në Prishtinë dhe qytetarët e Kosovës mezi presin të shohin flamurin e Japonisë duke u valëvitur në qiellin e Prishtinës.
“Ne duam të kemi prezencë japoneze në të gjitha fushat e jetës. Ju jeni një komb i madh, prej të cilit ne duam të mësojmë vlerat shembullore, etikën e punës dhe shpirtin sipërmarrës, gjithë shembullin e një shoqërie që, mbi gërmadhat e luftës, ndërtoi një model suksesi, frymëzues për të gjithë botën”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania