Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, ka bërë sonte iftar bashkë me nxënësit e Medresesë Alaudin në menzën e tyre në Prishtinë.

Me këtë rast, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qytetarët duhet të kenë solidaritet mes njëri-tjetrit.


“Iftar së bashku me nxënësit e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë. Begati në çdo familje të Kosovës dhe sa më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Telegrafi/