LAJMI I FUNDIT:

Veseli për Ditën e Flamurit: Të bashkuar në solidaritet shqiptarët do t’ia dalin ta kapërcejnë këtë katastrofë

Veseli për Ditën e Flamurit: Të bashkuar në solidaritet shqiptarët do t’ia dalin ta kapërcejnë këtë katastrofë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot për Festën e Flamurit ka vizituar arbëreshët e Kalabrisë.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se së bashku me ta janë lutur për ata që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit.

Ai ka thënë se të bashkuar në solidaritet shqiptarët do t’ia dalin ta kapërcejnë këtë katastrofë.


“Këtë ditë të shënuar të Festës së Flamurit e kalova në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë ku edhe i ka rrënjët Rilindja jonë Kombëtare. Së bashku me ta u lutëm për shpirtrat e vëllezërve e motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit dhe uruam që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. Ajo ngjarje e tmerrshme ka tronditur e prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Po ashtu, të bashkuar në solidaritet si rrallëherë ne shqiptarët do ia dalim ta kapërcejmë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur. Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori