LAJMI I FUNDIT:

Veseli: PDK nuk e tradhtoi Isa Mustafën por Vjosa Osmani, Anton Quni e deputetët tjerë

Veseli: PDK nuk e tradhtoi Isa Mustafën por Vjosa Osmani, Anton Quni e deputetët tjerë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur rreth qëndrimit të opozitës në dialogun me Serbinë.

Veseli thotë se është i gatshëm t’ia lëshojë pushtetin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e dialogut, ndërsa ka shtuar se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua qeveria në të cilën ishin bashkë.

Kreu i PDK’së thotë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet, të cilat po i kërkon LDK’ja, por sipas tij, partia e Mustafës duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.


Veseli thotë se ka pasur disa zgjedhje kur LDK-ja nuk e ka pranuar humbjen.

“Ata nuk janë as për zgjedhje. Nëse janë për zgjedhje atëherë ta bëjmë reformën zgjedhore dhe pas zgjedhjeve të pranohet rezultati. LDK ka disa zgjedhje që nuk i ka pranuar zgjedhjet”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai shton se duhet respektuar insistimin e ndërkombëtarëve që të arrihet marrëveshja me Serbinë, ndërsa thotë se është i gatshëm t’ia lëshojë vendin LDK’së dhe të dalë në opozitë.

“Ne po flasim për insistim të partnerëve që të futemi në proces dhe del e thotë LDK që duhet të vijmë ne në pushtet. Le të vijë LDK e ta marrë pushtetin, jam i gatshëm të dal në opozitë”, është shprehur Veseli në Frontal.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori