LAJMI I FUNDIT:

Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti

Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është zotuar se institucionet po punojnë në mënyrë që të ruhet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarata ai i bëri pas homazheve tek shtatorja e  komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Veseli tha se Mitrovica do të jetë e bashkuar dhe gjithashtu Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, transmeton Telegrafi.


“E rëndësishme është partneriteti me Amerikën dhe gjithë orientimi ynë politik është drejt kombit tonë, bashkë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje territorit të Kosovës, dhe politika të mençura pa Amerikën dhe partnerët tanë perëndimorë. Jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim. Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe nuk do të ketë këmbim territoresh”, deklaroi Veseli.

I pyetur për mundësinë e prishjes së koalicionit, Veseli tha se pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti.

Thaçi flet për takimin me liderët dhe ambasadorin amerikan: Nuk ka individ e as agjendë ditore që sfidon partneritetin me SHBA-të
Lexo po ashtu Thaçi flet për takimin me liderët dhe ambasadorin amerikan: Nuk ka individ e as agjendë ditore që sfidon partneritetin me SHBA-të

Sipas Veselit, me rëndësi është që të ruhet partneriteti me Amerikën.

“Pak kanë rëndësi temat e brendshme dhe karriget prej times e rend. Me rëndësi është që shteti është i shenjtë. Dhe mençuria jonë duhet të jetë që ta mbajmë këtë partneritet me Amerikën”, deklaroi Kadri Veseli.

Veseli u pyet edhe për raportimet që ambasadori amerikan, Kosnett doli i nervozuar nga takimi duke e përplasur edhe derën.

I pari i Kuvendit tha se orientimi i Kosovës duhet të jetë që ta mbrojnë raportin e mirë me Amerikën.

“Ne jemi një. Të jenë të sigurt qytetarët se sovraniteti dhe shteti mbrohen përmes politikave të mençura”, përfundoi Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori