“Nga këndvështrimi afatgjatë i kësaj situate besoj se në një kohë shumë të afërt disa do të jenë të turpëruar për disa veprime që po ndërmerren në Kuvendin e Kosovës. Kjo për arsye se këtu ka shumë punëtore që mund të jenë edhe shtatzëna dhe gazi është hedhur edhe në ambientet e administratës. Kjo s’ishte e nevojshme. Ata duhet të mendojnë më thellë për shkak se edhe politika ka disa kontura të sjelljes që duhet respektuar”, ka thënë Veseli, pasi opozita hodhi gazin lotsjellës në ambientet e brendshme të Kuvendit.