Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Veseli theskoi se takimi i sotëm është i pakuptimtë pasi që ende nuk kemi Qeveri.
“Takimi i sotëm është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK”, tha Veseli.
Ai shtoi se mosprezenca e tyre në takimin e sotëm duhet të shihet edhe si alarm dhe mesazh se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi.
“Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, tha Veseli.
Deklarata e plotë e Veselit:
Faleminderit për praninë tuaj në këtë konferencë. Në vijëmësi të asaj që kemi komunikuar mbrëmë lidhur me vizitën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotin Josep Borrell – Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë ka marrë qëndrim përkitazi me zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë vizitë të zyrtarit të lartë evorpian në vendin tonë sot.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian që i ka ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së saj;
Ne i mirëpresim vizitat e çdo zyrtari të lartë evropian në vendin tonë. Ne i çmojmë përpjekjet dhe përfshirjen në normalizimin dhe avancimin e komunikimit fqinjësor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik dhe mesazh se:
Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqendrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK;
Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qendrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike;
Takimi i sotëm si dhe ndërlidhja e dialogut me procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës është i dëmshëm dhe ndarës. Ky nuk i kontribuon vet procesit të dialogut duke krijuar një klimë të brendshme mosbesimi mes palëve dhe nuk i kontribuon për vetë epilogun e procesit.
Përmes mospjesëmarrjes sonë në takimin e sotëm, shprehim shqetësimin tonë të thellë para Përfaqësuesit të Lartë të BE lidhur me mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara dhe premtimeve të mos realizuara. Ky veprim po përjetohet si një qëndrim diskriminues dhe aspak i arsyetuar, që po krijon ndjesi getoizimi te qytetarët e Kosovës duke na vë në pozitë të pabarabartë me Serbinë;
Ne ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese si parti e parë dhe partnerin e saj paraelektoral të mos e dëmtojë nga brenda procesin e mirëbesimit politik dhe rendin kushtetues, dhe të mos e cenojë sovranitetin e vendit jashtë duke përfshirë në mënyrë të dëmshme partnerët ndërkombëtar. Këto parti duhet ti marrin përgjegjësitë që kanë premtuar para qytetarëve dhe t’i përmbushin pritjet që projektuan këto dy parti;
I ftoj qytetarët e Kosovës që ta ruajnë besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali