LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së amerikanëve nga bordi i Agjencisë së Pronës, reagon Veseli: Nepotizmi po cenon rëndë marrëdhëniet me aleatët tanë

Pas dorëheqjes së amerikanëve nga bordi i Agjencisë së Pronës, reagon Veseli: Nepotizmi po cenon rëndë marrëdhëniet me aleatët tanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se dorëheqja e miqve amerikanë dhe britanikë nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është një lajm i keq dhe se për këtë duhet të alarmohemi të gjithë.

Në reagimin e bërë në Facebook, Veseli ka shkruar se liria, pavarësia dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës janë arritur vetëm falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve dhe, po ashtu, vetëm me ndihmën e tyre mund t’i përballim sfidat që kemi përpara, transmeton Telegrafi.

SHBA ndjek shembullin e britanikëve, tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës
Lexo po ashtu SHBA ndjek shembullin e britanikëve, tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës

Ndër tjera, ai ka thënë se nepotizmi jo vetëm që po e dëmton shtetin tonë dhe po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi, por edhe po i cenon rëndë marrëdhëniet jetësore me aleatët  më të ngushtë.


Në fund, ai ka pohuar se kjo ngjarje është dëshmi e qartë se lufta ndaj nepotizmit dhe korrupsionit është një domosdoshmëri, duke shtuar se ai ka nisur këtë luftë me vendosmëri të madhe dhe që do t’i shkojë deri në fund. Në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori