LAJMI I FUNDIT:

Veseli nënshkruan vendimin për Statutin e Trepçës (Dokument)

Veseli nënshkruan vendimin për Statutin e Trepçës (Dokument)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Statutin e Trepçës.

Ky vendim i nënshkruar nga kryeparlamentari Veseli rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me pronarë të 80 për qind nga Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind pronarë të punësuarit e Trepçës.

Një ditë më parë, është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i menjëhershëm.


“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë kryetrai i Kuvendit Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Kalo në kategori