LAJMI I FUNDIT:

Veseli në veri, takon banorët e Zubin Potokut

Veseli në veri, takon banorët e Zubin Potokut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot fshatin Çabër të Zubin Potokut, për të siguruar qytetarët atje se nuk kanë arsye të shqetësohen nga operacionet e sotme të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se ky aksion është bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, tek sa ka shtuar se askush nuk ka nevojë të krijojë të paqena me rastin kur vepron sundimi i ligjit.

Gjatë takimit me qytetarë të këtij fshati, Veseli tha se është atje për të dhënë mbështetjen e të gjitha institucioneve të vendit, për qytetarët e Republikës së Kosovës.


“Kam ardhur sot si kryetar i Kuvendit, në emër të të gjitha institucioneve të Republikës të Kosovës, të përçojmë mesazhin se do të jemi bashkë, se Kosova është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim a janë shqiptarë apo serbë dhe ligji do të jetë i barabartë për të gjithë. Ky është mesazhi që dua të përçojë tek të gjithë njerëzit, qoftë ata shqiptarë, qoftë serbë”, tha ai.

Veseli viziton policët e lënduar, thotë se aksioni i sotëm është mesazh për ata që janë të përfshirë në krim (Video)
Lexo po ashtu Veseli viziton policët e lënduar, thotë se aksioni i sotëm është mesazh për ata që janë të përfshirë në krim (Video)

Ai bëri të ditur se institucionet e Republikës të Kosovës do të veprojnë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore në gjithë vendin.

Atje, Veseli shprehi edhe bindjen e tij të plotë se institucionet e vendit do t’ia dalin të ndërtojnë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit.

“Askush nuk ka nevojë që të shqetësohet, askush nuk ka nevojë të krijojë të paqena me rastin kur vepron sundimi i ligjit – si shqiptarët, ashtu edhe serbët. Ne nuk do të tolerojmë krimin e organizuar, as dukuritë korruptive të cilat e dëmtojnë shtetin. Operacioni i sotëm është ndaj dukurive negative, është operacion ndaj atyre që janë të involvuar në krim të organizuar edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje e perëndim të shtetit tonë. Republika e Kosovës do ta ushtrojë sovranitetin e vet në gjithë hapësirën e territorit të vet dhe në këtë nuk ka kompromis. Për kaq sa nuk ka kompromis në sovranitet, nuk ka kompromis as në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Veseli.

Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës (Foto/Video)

E qytetarët e fshatit Çabër falënderuan kryeparlamentarin për vizitën që u bëri sot, gjë që thanë se i bënë të ndjehen më të sigurt. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori