LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Kongresin amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Veseli në Kongresin amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington.

Në hapje të këtij forumi ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli ka përcjell një mesazh nëpërmjet të cilit u ka kërkuar atyre që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës


“Kosova është shtet i ri dhe po ec përpara. Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Veseli në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan.

Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Kryeparlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori